
Raportuesja e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabel Santos, ka përshëndetur qëndrimin e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, që për herë të parë nuk kanë asnjë kundërshtim për negociatat.
“Moment i rëndësishëm për Shqipërinë. Rruga drejt anëtarësimit në BE duhet të reflektojë progresin e bërë nga ky shtet”, shkruan ajo në rrjetin social twitter.
Ajo shton më tej se Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme i Unionit Europian duhet të planifikojë mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare.
“Vullneti i mirë i qytetarëve shqiptare ndaj Bashkimit Europian gjithashtu e meriton këtë zhvillim”, përfundon raportuesja e parlamentit europian mesazhin e saj. (A2 Televizion)