Nëna ukrainase shkruan emrin e vajzës dhe numrin e telefonit mbi shpinën e zhveshur

Nga A2 CNN
5 Prill 2022, 17:44 | Bota

Shpina e zhveshur e një fëmije vetëm me pelena, flokë biondë të lidhur dhe në lëkurë një emër, një numër telefoni dhe një datëlindje: "Vira 10-11-2019". Është një nga fotot simbolike të luftës që një nënë ukrainase e bëri vajzën e saj të identifikueshme, që çdokush mund ta njohë dhe ta shpëtojë.

“E bëra në rast se më vrisnin, do ta kishin mirëpritur si të mbijetuar”, shkruan ajo në Instagram.

Gruaja, Sasha Makoviy, postoi një foto të dytë duke treguar një copë letre me të njëjtin informacion, ajo e kishte në xhepin e tutave të saj, përpara se të arratisej.

Tani familja e saj është e sigurt, në llogarinë e saj në Instagram. Ajo sheh vajzën e saj të ulur pranë luleve jashtë, por nëna e saj nuk ndihet e qetë.

“Ende nuk mund ta hedh këtë letër të thërrmuar”, shkruan ajo.

Fotoja daton më shumë se një muaj më parë, është filmuar nga një gazetar i “Kyiv Independent” në këto orë të fundit dhe është bërë virale. Por është edhe dëshmia e nënave të tjera që po veprojnë tamam si Sasha dhe vajza e saj, para se të arratisen dhe të shpëtohen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos