Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin e pasurive të Bledar Seferit

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 10:31 | Kronikë
Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin e pasurive të Bledar

Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij të cilat dyshohet se janë krijuar nga aktiviteti kriminal i këtij personi në fushën e narkotikëve.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar më herët kishte vendosur sekuestron e pasurive të këtij shtetasi i cili dyshohet se e kishte ushtruar aktivitetin e paligjshëm në Itali dhe Shqipëri.

Në këto kushte Prokuroria e Posaçme i kërkoi Gjykatës konfiskimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij, si më poshtë:

1. Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.
2. Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.
3. Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.
4. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008
5. Automjet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;
6. Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;
7. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;
8. Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;
9. Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.
10. Llogari bankare në shumën 21.022 euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos