Mbytet në pus i moshuari

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 07:47 | Kronikë
Mbytet në pus i moshuari

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes në fshatin Katund i Ri në Durrës, ku ka humbur jetën një i moshuar.

Sipas raportimeve të policisë, 81-vjeçari A.L. ka rënë në pusin e shtëpisë dhe për pasojë është mbytur.

Nga veprimet hetimore dyshohet se i moshuari është rrëzuar aksidentalisht, megjithatë vijojnë hetimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos