Mjeti përfshihet nga flakët, të paqarta shkaqet

Nga A2 CNN
15 Qershor 2021, 08:35 | Kronikë
Mjeti përfshihet nga flakët, të paqarta shkaqet

Një mjet tip "Volkswagen", në pronësi të shtetasit M. T., është përfshirë nga flakët, por fatmirësisht ka vetëm dëme materiale. Sikurse njofton policia, ngjarja ndodhi mbrëmjen e shkuar në lagjen nr.8 në Durrës.

“Më datë 14.06.2021, në orën 21:20, në lagjen nr.8 Durrës, ka rënë zjarr në mjetin tip "Volkswagen", në pronësi të shtetasit M. T., nga e cila ka vetëm dëme materiale.

Janë shoqëruar në ambientet e Policisë disa persona të dyshuar se mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe vijon puna për administrimin e çdo prove materiale që do ti shërbejë zbardhjes së ngjarjes.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.”, njofton policia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos