PE diskuton zgjerimin, Tusk: Vendimi për Tiranën dhe Shkupin ishte i gabuar

Nga A2 CNN
22 Tetor 2019, 16:03 | Politikë
PE diskuton zgjerimin, Tusk: Vendimi për Tiranën dhe Shkupin ishte i

Liderët e Bashkimit Europian ripërsërisin kritikat e tyre për mos hapjen e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndërsa diskutoi konkluzionet e Këshillit Europian, Presidenti Donald Tusk tha se samiti i 17 dhe 18 tetorit do të mbahet mend për këtë gabim në vendimmarrje.

Ai i bëri thirrje shteteve anëtare që të arrijnë një dakordësi për negociatat e anëtarësimit me Tiranën dhe Shkupin përpara samitit të Zagrebit që mbahet në maj të vitit 2020. Ndërsa Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker, theksoi edhe njëherë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut e meritonin plotësisht çeljen e negociatave pasi për këtë kanë bërë përpjekje të mëdha.

Për këtë çështje foli edhe lideri i Partive Popullore Europiane, Manfred Weber, i cili kritikoi Francën dhe Holandën për bllokimin e negociatave. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/20/rama-dhe-basha-do-te-punojne-per-plotesimin-e-9-kushteve-te-bundestagut/
https://a2news.com/2019/10/19/deshtimi-i-negociatave-palet-politike-ndahen-per-pergjegjesite/

A2 CNN Livestream

Latest Videos