Probleme me një kuti, pezullohet procesi i numërimit në Selenicë

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 01:46 | Politikë
Probleme me një kuti, pezullohet procesi i numërimit në

Bashkia e Selenicës ishte nga të parat ku nisi procesi i numërimit të votave në Qarkun e Vlorës, megjithatë ky proces është ndërprerë.

Mësohet se kutia e Treblovës ka rezultuar me probleme dhe është bërë shkas për ndërprerjen përkohësisht të procesit të numërimit. Mësohet se nuk ka korresponduar numri i votuesve sipas listës së lexuesit të kartave të identitetit, si dhe procesverbali është pa vulë.

Ndërkohë, procesi i numërimit të votave ka nisur në KZAZ 84, e cila është edhe më e madhja në Qarkun e Vlorës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos