Operacioni Forca e Ligjit, bllokohen 1,2 milionë litra naftë në pronësi të Lulzim Berishës

Nga A2 CNN
5 Maj 2020, 17:01 | Kronikë
Operacioni Forca e Ligjit, bllokohen 1,2 milionë litra naftë në

Operacioni “Forca e Ligjit” bllokoi një sasi prej 1,2 milionë litrash naftë dhe një magazinë doganore në Durrës, në pronësi të Lulzim Berishës.

“Së bashku me Strukturat e Specializuara të Hetimit Financiar në Policinë e Shtetit dhe Doganat, në vijim të luftës kundër informalitetit, evazionit, ushtrimit të aktiviteteve të palicencuara dhe abuzimeve me tregun e hidrokarbureve, mbrëmjen e djeshme OFL-ja sekuestroi 1,2 milionë litra naftë dhe një magazinë doganore në Durrës, në pronësi të subjektit privat L. B. & E. SH.". Subjektit të Lulzim Berishës i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant për konsum të anijeve në porte”. Por, pavarësisht kësaj mase, firma në pronësi të Lulzim Berishës dhe të një shtetasi tjetër ka vijuar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin”, sqaroi zëdhënësja e OFL-së.

Sipas policisë, Lulzim Berisha ka ushtruar gjithashtu presion për të krijuar monopol për operatorët e industrisë së peshkimit: "Këtij subjekti, më datë 13.02.2019, me vendimin nr. 85, i ishte revokuar licenca nga autoritetet kompetente shtetërore “Për ushtrimin e veprimtarisë së furnizimit me karburant, për konsum të anijeve në porte”. Pavarësisht revokimit të licencës, subjekti ka vazhduar të ushtrojë në mënyrë të paligjshme aktivitetin e tregtimit të naftës për peshkimin, duke përdorur shantazhin ndaj konkurrencës dhe duke tentuar të krijojë një monopol”.

Ish-kreut të bandës së Durrësit, "Forca e Ligjit" i kishte dorëzuar kërkesën për deklarim të pasurive të tij. Por, nga përgjigjja që Berisha i ktheu OFL-së, kishte deklaruar vetëm një "një bar kafe” dy autoboteve që furnizon me karburant anijet në port, një automjet dhe zotërimin e 40% të aksioneve të një kompanie të cilën e ka në bashkëpronësi me motrën e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos