Tjetër i kërkuar nga drejtësia italiane arrestohet në Vlorë

Nga A2 CNN
5 Maj 2020, 09:53 | Kronikë
Tjetër i kërkuar nga drejtësia italiane arrestohet në

Një tjetër person, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve nga autoritetet italiane, është arrestuar me qëllim ekstradimi nga policia e Vlorës.

Pas një operacioni të mirëorganizuar është vënë në pranga 37 vjeçari Denis Hysaj, i dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Romës për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet në ngarkim të 37 vjeçarit Hysaj i kaluan Prokurorisë së Vlorë, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që kanë nisur procedurat për ekstradimin e tij drejt shtetit italian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos