
Një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur mëngjesin e së hënës në fshatin Pendavinj të Maliqit, si pasojë e një sulmi me mjete të ftohta dhe të forta nga një i afërm i tyre.
Arben dhe Ditera Leka, 68 dhe 60 vjeç, janë qëlluar disa herë me thikë dhe mjete të forta nga nipi i gruas, Ilia Jani, pas një konflikti. Ata janë dërguar në spital ku Arbeni ka një plagë me thikë në gjoks, ndërsa bashkëshortja e tij Ditera është qëlluar me gurë në kokë.
Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje, por forcat e policisë kanë arrestuar të riun që sulmoi çiftin e bashkëshortëve, i cili njihet si problematik në zonë, dhe sekuestruan edhe armën e krimit. (A2 Televizion)