Operacioni ''Rruga e detit'', 17 në pranga në Itali e Shqipëri për trafik droge

Nga A2 CNN
21 Korrik 2019, 16:59 | Kronikë
Operacioni ''Rruga e detit'', 17 në pranga në

Operacioni i koduar “Rruga e detit” shkatërroi një organizate kriminale, e cila merrej me trafikun e narkotikëve.

17 persona ranë në pranga në këtë operacion të gjerë antidrogë të zhvilluar në Itali dhe Shqipëri. Mediat italiane shkruajnë se mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë, identiteti i të cilëve ende nuk është bërë i ditur.

Arrestimet u kryen në orët e para të mëngjesit dhe u zhvillua në rajonet e Sardenjës, Emilia-Romanjës, por edhe në Shqipëri. Të arrestuarit akuzohen për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike dhe krijim të organizatave kriminale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos