
Gjykata e Kavajës ka caktuar masat e sigurisë për 7 personat e ndaluar një ditë më parë në operacionin “Zhuri”.
Trupi gjykues ka vendosur “arrest me burg” për pronarët e dy hoteleve në Rrogozhinë, Bujar Gjuzi dhe Fatmir Hoxha, të cilët akuzohen për “Përshtatje e ambienteve për ushtrim prostitucioni dhe ushtrim prostitucioni”.
Ndërkohë që masë më të zbutur ka dhënë për 5 bashkëpunëtorët, për të cilët është dhënë masa e sigurisë “arrest shtëpie”, po ashtu të ndaluar gjatë këtij operacioni nën akuzën e “Prostitucionit”. (A2 Televizion)