Ngjarje e rëndë në Krujë, vriten me armë zjarri dy vëllezër

Nga A2 CNN
5 Qershor 2020, 07:40 | Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në fshatin Gramëz të Krujës, ku dy vëllezër janë vrarë me armë zjarri.

Policia ka bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:25. Në rrethana ende të paqarta janë plagosur me armë zjarri shtetasit Gramoz Bardhi, 34 vjeç dhe vëllai i tij Xhentil Bardhi, 24 vjeç. Ata janë nisur drejt spitalit, por rrugës kanë ndërruar jetë, duke mos mundur t’u mbijetojnë plagëve të marra.

Ndërkohë, policia bëri të mundur identifikimin e autorit të kësaj ngjarje dhe nisi menjëherë një aksion të gjerë për kapjen e tij. Në operacion gjatë natës mori pjesë edhe FNSH, ndërsa u përdorën edhe dy dronë që filmojnë në errësirë. Rreth një orë nga vrasja, policia arriti të gjejë një makinë, e cila dyshohet se i përket autorit.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për një konflikt të vjetër. (A2 Televizion)

Makina e gjetur nga policia, dyshohet se i përket autorit të ngjarjes

A2 CNN Livestream

Latest Videos