Osmani takon Scholz në Berlin: Përshëndesim qëndrimin e Gjermanisë për lirimin e policëve tanë!

Nga A2 CNN
18 Qershor 2023, 13:38 | Kosova
Osmani takon Scholz në Berlin: Përshëndesim qëndrimin e

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ka diskutuar me kancelarin gjerman, Olaf Scholz gjatë një samiti të mbajtur ditën e sotme në Berlin.

Osmani ka shkruar në Twitter, për bisedën që ka patur me Scholz ku ka thënë se është diskutuar për hapat e nevojshëm për të ecur përpara.

Duke iu referuar rrëmbimit të 3 policëve në  veri të Kosovës, Osmani falënderoi kancelarin gjerman për mbështetjen e tij dhe qëndrimin e Gjermanisë për lirimin e efektivëve.

“Në Berlin, gjithashtu në margjinat e @SOWG_Berlin2023, pata mundësinë të angazhohesha në një shkëmbim me kancelarin Olaf Scholz ku diskutuam për hapat e nevojshëm përpara. Shprehim vlerësimin për mbështetjen dhe qëndrimin e qartë të Gjermanisë për lirimin e menjëhershëm të policëve tanë.”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Twitter pas takimit me Scholz

Për situatën e krijuar në veri të Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se është koha të ulemi e diskutojmë më partnerët ndërkombëtarë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/18/kurti-per-policet-e-rrembyer-po-bejme-gjithcka-per-ti-liruar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos