Paketa anti-shpifje, diskutimet e fundit në komisione, para dërgimit në seancë

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2019, 13:31 | Aktualitet
Paketa anti-shpifje, diskutimet e fundit në komisione, para dërgimit

Në Komisionin e Ligjeve ka përfundurar diskutimi për paketën anti-shpifje, e cila u miratua në tërësi nga mazhoranca, ndërkohë vijon diskutimi në komisionin e medias.

Edhe pse ishin depozituar në Komisionin e Ligjeve dhe deputetëve u ishin vënë përpara disa prej propozimeve nga OSBE/ODIHR, që kërkonin shfuqizimin ose përmirësimin e neneve të caktuara të kësaj pakete, ato nuk u miratuan dhe ligji mbeti i pandryshuar.

Edhe pse kishte një amendament të propozuar nga disa deputetë, referuar propozimeve të OSBE/ODIHR, që gjoba që AMA vendos ndaj një portali online të jetë propocionale në bazë të përmasave të këtij portali, ky propozim u rrëzua dhe gjoba do të mbetet 80 mijë të reja.

Gjithashtu u rrëzua edhe propozimi i OSBE/ODIHR dhe shoqatave të gazetarëve që gjoba të mos paguhet nëse nuk ka një vendim të formës së prerë në gjykatë, pasi rrezikohet mbijetesa e shumë portaleve që të ardhurat nuk i kanë shumë të mëdha.

Ajo që u reduktua është koha e ankimimit të vendimit të AMA-s, por debat pati edhe mes deputetëve ku një pjesë ishin të ndarë për mënyrën se si do të bëhet regjistrimi i portaleve në vend. Nga 700 portale vetëm 45 janë të regjistruar. Në përfundim i u vendos që të jetë Qendra e Regjistrimit të Bizneseve, ajo që duhet t’i sjellë AMA-s të gjitha të dhënat për portalet që janë aktivë në Shqipëri.

Megjithatë, detajet e fundit do të vendosen në Komisionin e Media-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos