Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të zhvillojë të mërkurën që nga ora 09:30 seancën me intervistat për të caktuar kreun e Strukturës së Posaçme Anti Korrupsion.
Për këtë pozicion janë shprehur interes 3 kandidatë, Ervin Kondili, Altin Dumani dhe Arben Kraja. Marrja e tyre në pyetje do të nisë sipas rendit alfabetik dhe ata do të shprehin në intervistë platformën e tyre për mënyrën se si do drejtojnë strukturën më të re të hetimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Deri tani, SPAK ka 8 anëtarë nga 15 vakancat që ka nxjerrë KLP, por numri pritet të shkojë në 20, për shkak të numrit të lartë të dosjeve. Kreu i SPAK përzgjidhet një mandat 3-vjeçar dhe vendos edhe për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit. (A2 Televizion)