Zëvendës ndihmës sekretari amerikan, Matthew Palmer është një emër i njohur në Ballkanin perëndimor. Zë kryesor i Shteteve të Bashkuara për krizat në rajon, ai ka vizituar shpesh vendet e Ballkanit në momente kyçe.
Mbështetës i dialogut si mënyrë për zgjidhjen e mos marrëveshjeve, gjatë vizitave në Kosovë dhe serbi ai u ka bërë thirrje palëve të ulen sërish në tryezën e bisedimeve. Ndërsa nuk ka ofruar zgjidhje specifike për krizën mes dy vendeve, Palmer ka inkurajuar palët të gjejnë një mënyrë për të vazhduar para për arritjen e një marrëveshje të pranueshme nga të dyja palët.
Por ishte sërish Palmer, bashkë me dy zyrtarë të tjerë të lartë, që i përcolli Prishtinës mesazhin e fortë për prishje marrëdhënieve me Uashingtonit nëse nuk do të hiqej taksa prej 100 përqind ndaj produkteve serbe.

Ai e dënoi vendimin me termat më të ashpër dhe theksoi se lidhjet mes dy vendeve ishin në rrezik. Zëvendës ndihmës sekretari amerikan pati një rol edhe në çështjen e emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë.
Ai vizitoi Shkupin në momentin kur u shtuan debatet për ndryshimin e emrit, ndërsa opozita e VMRO-DPMNE u përpoq të pengonte procedurat.
Në Bosnjë Hercegovinë kërkoi implementimin e shpejtë të rezultateve të zgjedhjeve në 2018-tën dhe ndryshimin e ligjit elektoral.
Në rajonin e trazuar nga konfliktet e risjell edhe kriza politike në Shqipëri, ku do të përpiqet edhe një herë të nxisë palët për një zgjidhje përmes dialogut.

Palmer ka edhe një dimension tjetër, që lidhet gjithsesi me njohuritë e tij diplomatike: është autor i disa romaneve triller dhe fanta-politike, që kanë patur sukses në kritikë, si “Secrets of State”, “The American Mission” ose "The Wolf of Sarajevo”. (A2 Televizion)