
Turqia dhe Rusia kanë bërë hapa domethënës për të luftuar terrorizmin në Siri. Kështu u shpreh presidenti Recep Tayip Erdogan ndërsa u takua në Moskë me homologun rus Vladimir Putin. Dy liderët diskutuan edhe për zgjerimin e bashkëpunimit ushtarak dhe atë në fushën e biznesit.
Erdogan u zotua të shkatërronte luftëtarët kurdë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara në lindje të Eufratit në Siri duke thënë se ushtria e vendit është e gatshme për të nisur operacione të ndryshme në atë zonë. Ndërkohë, Turqia është aleati më i madh i Uashingtonit ne rajon, dhe për shkak të luftëtarëve kurdë, dy vendet kanë pasur shpeshherë përplasje të ashpra. (A2 Televizion)