
Asnjëherë më parë, edhe gjatë viteve të komunizmit, fshati turistik i Voskopojës nuk ka qenë kaq i shkretë në këtë periudhë të vitit. Rrugët e gurta të boshatisura, ndjejnë mungesën e turistëve vendas dhe të huaj.
Ndërsa të moshuarit në oborret e shtëpive, teksa të përshëndesin, tregojnë se si po e përjeton Voskopoja këtë pandemi mbarë botërore, një fshat tashmë i shkretë për ta. “Nuk jemi mësuar kështu”, thonë banorët. “Kur kalojmë këtu ndjejmë dhembje, sepse çdo gjë është e mbyllur”.
Shpresa dhe urimi që kjo situatë të përfundojë sa më shpejt dhe me shëndet nga të gjithë është kryefjala e këtyre banorëve teksa të përshëndesin në fund të bisedës, “Zoti të na ndihmojë”... (A2 Televizion)