Flasin tregtarët dhe blerësit: Zgjatja e orarit të lëvizjeve shton cilësinë e shërbimit

Nga A2 CNN
11 Prill 2020, 16:35 | Sociale
Flasin tregtarët dhe blerësit: Zgjatja e orarit të lëvizjeve

Mbërritja e fundjavës shënon edhe nisjen e izolimit të plotë të të gjitha aktiviteteve, ndaj qytetarët kanë kohë deri në orën 13:00 të së shtunëspër t’u furnizuar me produkte ushqimore apo farmaceutike.

Tregtarët e Pazarit të Ri në Tiranë pranojnë se ka rritje, por edhe ulje çmimesh tek fruta-perimet, ndërsa shprehen se zgjatja e fashës së orarit javën e ardhshme do të shtojë cilësinë e shërbimit.

Edhe konsumatorët ndajnë të njëjtin mendim.

Tregu i Kombinatit duket tërësisht i disiplinuar, pasi çdokush që hyn atje duhet të ketë maska dhe doreza, si dhe duhet të kalojë përmes tunelit të dezinfektimit.  

Ndërkaq, në rrugët e Tiranës kalonin automjete të shumta, ndonëse situata ishte nën mbikqyrjen e forcave të policisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos