Zgjedhjet e 25 prillit: PD mbledh sot Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar. Basha përballet me kritikët

Nga A2 CNN
16 Maj 2021, 09:00 | Politikë
Zgjedhjet e 25 prillit: PD mbledh sot Kryesinë dhe Këshillin

Tri javë nga humbja në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Kryesinë dhe Këshillin Kombëtar.

Kryesia e PD-së do të mblidhet në orën 17:00 dhe në rend dite do të jenë “diskutime dhe vendimmarrje sipas statutit për proceset pas situatës së krijuar me masakrën e elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit”.

Më pas, në orën 19:00, PD do të zhvillojë takim me Këshillin Kombëtar me të njëjtin rend dite. Kjo do të jetë përballja e parë e kreut demokrat Lulzim Basha me zërat kritikë brenda PD-së, të cilët kanë kërkuar dorëheqjen e tij, pas humbjes në zgjedhjet e 25 prillit, ku PD doli forcë e dytë me 59 mandate.

Këtë të hënë Lulzim Basha nisi një tur në Shqipëri me elektoratin e Partisë Demokratike. Në tri ndalesat e tij të para, Durrës, Lezhë dhe Fier, kryedemokrati Basha i mëshon faktit që në 25 prill pati një masakër elektorale. Ai shfrytëzoi këto takime për t’i bërë me dije partisë se hapësirë për reflektim do të kishte. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/05/15/lulzim-basha-fushate-per-kryetar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos