
Një ditë para se Partia Demokratike të mbledhë Këshillin e saj Kombëtar, grupi kundërshtar i kryetarit Lulzim Basha ka nisur një lloj fushate nga qyteti i Korçës.
Bujar Nishani, bashkë me disa nga nismëtarët e këtij grupimi, janë takuar me themelues të Partisë Demokratike në Korçë dhe ish-drejtues të saj.
Pjesë e takimit ishin edhe Arben Imami, Arben Ristani, Ibsen Elezi dhe Bislim Ahmetaj.
“Lutemi për angazhimin tuaj dhe jam i bindur të mijëra qytetarëve që ndikohen nga angazhimi juaj dhe ju jam mirënjohës që jeni të gatshëm për Partinë Demokratike”, tha Nishani. (A2 Televizion)