“Ditët e hapura”, 25 mijë aplikime për vaksinë nga personat mbi 18 vjeç

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 15:04 | Aktualitet
“Ditët e hapura”, 25 mijë aplikime për vaksinë

25 mijë qytetarë mbi 18 vjeç do të vaksinohen gjatë dy ditëve të hapura të fushatës.

Nuk kanë munguar të rinjtë e interesuar për të marrë dozën e parë të anti-trupave ndaj Covid-19. Së pari, thonë ata, sepse nuk janë prekur nga virusi dhe se duan të kalojnë pushime të qeta si brenda ashtu dhe jashtë vendit.

Të interesuar kanë qenë edhe grupmosha të tjera. Coronavac është vaksina që po aplikohet më së shumti gjatë dy ditëve të hapura. Lloji i saj nuk ka përbërë shqetësim për një pjesë të qytetarëve që kishin marrë konfirmim nga portali e-Albania. Por nuk kanë munguar të rinjtë që janë larguar nga qendrat e vaksinimit sapo kanë mësuar se Pfizer aplikohet vetëm për kategori të veçanta.

Për shkak të temperaturave të larta, në sheshin “Skënderbej” fluksi më i madh i qytetarëve është në mëngjes dhe në orët e pasdites. Vaksinimi mbi 18 vjeç do të vijojë edhe në 30 qershor. Paralelisht me këtë proces vijon fushata për grupmoshat mbi 50 vjeç. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos