
Pas humbjes së kampionatit, e ardhmja e Quique Setien nuk është aspak e sigurt te Barcelona. Ndërsa katalanasit do të synojnë të fitojnë Champions League, “The Sun” shkruan se Messi i ka kërkuar drejtuesve të klubit të ndryshojnë trajner.
Emri i propozuar është ai i argjentinasit Marcelo Bielsa, i cili riktheu këtë sezon Leeds United mes më të mirëve në Premier League.
Pavarësisht arritjes, kontrata e Bielsa-s ka mbaruar me skuadrën angleze dhe ende palët nuk kanë rënë dakord për rinovimin e saj.
Këtë situatë, Messi kërkon ta shfrytëzojë Barcelona, duke e marrë bashkëkombësin e tij si trajner. Sipas “The Sun”, Messi mendon se trajneri 64-vjeçar është njeriu i duhur për të drejtuar skuadrën.
Një tjetër emër që shihet si pasardhës i Setien të Barcelona është ai i Xavier Hernández, por ky i fundit duket se ende nuk është i bindur për t’u rikthyer te klubi ku shkëlqeu si futbollist, duke parë që situata aktuale nuk është aspak e qetë me drejtuesit. (A2 Televizion)