Roli i KQZ në zgjedhjet, Gerta Meta: Mos të merret me "hënat" e partive, që mund të bllokojnë procesin

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 20:57 | Politikë
Roli i KQZ në zgjedhjet, Gerta Meta: Mos të merret me

Gerta Meta, e Shoqatës për Kulturë Demokratike, është njohëse e mirë e proceseve zgjedhore. Sipas saj, dëshira është e madhe për të kuptuar çfarë risie do të sjellin të re zgjedhjet.

“Data e 6 marsit vjen pas një periudhe relaksi, jo vetëm për partitë por edhe për institucionet,  nga momenti që dolëm nga zgjedhjet e 25 prillit. Zgjedhjet duhet të jenë model, 6 apo 60 bashki qofshin, duhet të mbledhin forcat për të treguar që përgjegjshmëria është maksimale”, thotë ajo për emisionin “Debat”, në A2 CNN.  

Zgjedhjet po afrojnë, por sipas saj KQZ nuk do ta ketë problem afatin e ngushtë kohor.

“Mendoj se KQZ është mësuar me sfida të tilla për sa i përket afateve kohore, dhe kanë treguar një vullnet të mirë”, thotë ajo, që shton një këshillë për kryekomisionerin Celibashi.

https://a2news.com/2022/02/08/zgjedhjet-e-6-marsit-cipa-propagande-elektorale-dhe-jo-investim-per-kandidatin/

“Në këto afate, edhe pse të sforcuara për hir të situatës emergjente, do të doja që KQZ të mos merrej shumë me hënat e partive politike. Do të doja mos t’i lente kohë pafund këtyre partive. E kam diskutuar me  zotin Celibashi, dhe kuptoj dëshirën e mirë që procesi të jetë me aktorë të barabartë, por kemi parë që duke pasur një mungesë të përgjegjësisë politike, mos t’i mundësojmë këtyre subjekteve këtë tip komoditeti, që mban peng të gjithë procesin”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/02/08/se-si-i-zgjedh-nje-koalicion-kandidatet-nuk-ka-lidhje-me-kqz-celibashi-sqaron-regjistrimin-e-shtepise-se-lirise/

A2 CNN Livestream

Latest Videos