
Një ditë përpara Kuvendit Kombëtar të 18 dhjetorit të shpallur nga Kryesia e partisë, PD-ja iu ka dërguar një mesazh delegatëve të tij që të marrin pjesë masivisht në të.
Në njoftimin drejtuar delegatëve, thuhet se pjesëmarrja në këtë Kuvend do të tregojë që interesi i demokratëve është mbi interesin personal të cilitdo.
“I dashur anëtar i Kuvendit Kombëtar,
Nesër, e shtunë, datë 18 Dhjetor, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve, Tiranë, mblidhet Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike, me përgjegjësinë historike për të qenë të bashkuar kundër regjimit të Edi Ramës. Pjesëmarrja e secilit prej nesh, është mesazh i qartë që interesi i demokratëve dhe PD-së, sakrifica e tyre, është mbi interesin personal të cilitdo. Ne zgjedhim të ardhmen, për PD-në, për Shqipërinë”, shkruhet në mesazh. (A2 Televizion)