Pensionistët në karantinë, si i kalon mosha e tretë ditët e Covid-19?

Nga A2 CNN
28 Prill 2020, 10:32 | Sociale
Pensionistët në karantinë, si i kalon mosha e tretë

Fillimisht, ishin konsideruar si më problematikët në zbatimin e rregullave kundër koronavirusit. Por, izolimi total dhe rastet e përditshme të të infektuarve me Covid-19 duket se e kanë ndryshuar totalisht sjelljen e pensionistëve.

Gëzim Topi dhe Haxhire Topi nuk kishin dalë nga shtëpia prej 1 muaji e gjysmë, deri sa iu lejua të shtunave të dy fundjavave të fundit.

Dy gjyshërit kishin një jetë aktive para virusit. Tashmë, gjithçka zhvillohet brenda 4 mureve të shtëpisë.

Një gjysh aktiv ishte dhe Pëllumb Shkodra, por pandemia ia ndryshoi totalisht mënyrën e jetesës.

Bisedat e kafeneve ia kanë lënë vendin atyre nga ballkoni. Të njëjtin ritual ndjek dhe Leonardi.

Pensionistët po tregohen rigorozë në zbatimin e rregullave, të njëjtën gjë kërkojnë dhe nga të rinjtë, që jo rrallë shfaqen të paftuar në ditën e tyre të lirisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos