“Përballë superfuqisë PS, kemi një PD të shkalafitur”

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 18:32 | Politikë
“Përballë superfuqisë PS, kemi një PD të

Analisti Ilir Kalemaj u shpreh në A2 CNN se “Partia Demokratike ka ardhur drejt atrofizimit të rrjetit të saj organizativ, në vend që të vinte duke u përmirësuar në këtë aspekt”.

“Ndërkohë që përballë ka një makineri të frikshme elektorale, si Partia Socialiste, një parti me traditë 75-vjeçare sa i përket organizimit territorial. Pra, përballë kësaj superfuqie, ke një Parti Demokratike të shkalafitur”, tha Kalemaj.

Sipas tij, “e vetmja mënyrë që PD-ja të kthehet, do të ishte të angazhonte burime njerëzore që të ishin figura të papërlyera, të reja, të spikatura, me dimension publik, të cilët mund të japin një vlerë të shtuar sa i përket ofertës politike”.

Por, Kalemaj shtoi se po vëren që “në të dyja palët e krijuara në këtë parti, pak a shumë kemi të njëjtët persona që kanë qenë në poste”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos