Referendumi për shkarkimin e Bashës, votimi shtyhet deri në orën 18:00

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2021, 17:11 | Politikë
Referendumi për shkarkimin e Bashës, votimi shtyhet deri në

Komisioni i Organizimit të Kontrollit dhe Operacioneve Elektorale ka njoftuar se procesi i votimit në referendumin për ratifikimin e vendimit të kuvendit të 11 dhjetorit për shkarkimin e Lulzim Bashës nga posti i kryetarit të PD, të shtyhet deri në orën 18:00.

Shtyrja e orarit do të zbatohet nëse edhe pas orës 18:00 ka fluks votuesish pranë qendrave të votimit, njoftoi komisioni.

Vendimi për shkarkimin e Bashës u mor një javë më parë në kuvendin e 11 dhjetorit të thërritur nga Sali Berisha. Sipas vendimeve që u morën atë ditë, ku u ndryshua edhe statuti i PD, kuvendi kombëtar i 18 dhjetorit nuk është i vlefshëm. Por në kuvendin e kësaj të shtune u miratua një vendim që përjashton nga organet drejtuese të partisë personat e shpallur “non grata”, apo që kanë mbajtur poste gjatë regjimit komunist. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos