Ka përfunduar procesi i numërimit të vota në 2 bashkitë e Dropullit dhe Tepelenës në qarkun e Gjirokastër.
Sipas të dhënave në të dyja këto bashki Partia Socialiste udhëheq me një diferencë të theksuar nga dy partitë e tjera.
Kështu në Dropull, PS ka marrë 1531 vota, LSI 599 vota ndërsa PD renditet forcë e tretë me 592 vota. Ndërsa në Tepelenë në 23 qendrat e votimit të kësaj bashkie PS ka marrë 3433 vota, PD 1431 vota dhe LSI 705. (A2 Televizion)