“U votua kundër politikës konfliktuale. Vrasja në Elbasan goditi dhe elektoratin gri”

Nga A2 CNN
26 Prill 2021, 18:21 | Politikë
“U votua kundër politikës konfliktuale. Vrasja në Elbasan

“Unë mendoj se elektorati ka përzgjedhur një formë tjetër, ka votuar drejt paqes dhe kundër politikës konfliktuale. Fushata ishte në një rrjedhë të mirë, me imazhin e Bashës si njeri paqësor. Megjithatë, mendoj se PD e nisi shumë vonë fushatën dhe nuk e kapi dot tempin. Humbja e qetësisë dhe nervozizmi i shfaqur nga aktorë të ndryshëm bëri që të rikthehen në skenë skemat e vjetra të politikës konfliktuale, duke arritur te ngjarja e Elbasanit. Në këtë qytet shohim një rritje shumë të madhe të votave të PS, që unë nuk besoj se janë shumë reale. Elektorati gri që nuk u arrit të motivohej është goditur rëndë nga këto lloj skemash”.

Kështu i komentoi rezultatet e dala deri tani nga votimet e 25 prillit analisti Plator Nesturi i ftuar në A2.

Më tej, ai u shpreh se beteja nuk është duke u bërë vetëm për mandatet, por edhe për moralin.

“Beteja nuk po bëhet vetëm për mandatet. Mjafton një votë për të marrë mandatin. Beteja ka të bëjë edhe me moralin me propagandën, me një lloj dinamizmi. Nëse mendohej se do të kishte një rënie të PS-së në Dibër, ka ndodhur e kundërta”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos