Përplasen 3 makina në Vlorë, raportohen të lënduar

Nga A2 CNN
14 Gusht 2022, 10:02 | Kronikë
Përplasen 3 makina në Vlorë, raportohen të lënduar

Tre automjete janë përfshirë në një aksident rrugor mëngjesin e së dielës në aksi Vlorë-Peshkëpi.

Sipas të dhënave paraprake, mjeti "Toyota" me drejtues A. C., 49 vjeç u përplas me një automjetin tip "Volkswagen" me drejtues P. M, 47 vjeç dhe me një automjet tip "Ford", me drejtues G. A.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur 2 nga drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës ku kanë marrë mjekim dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos