
Një person ka ndërruar jetë mesditën e sotme në fshatin Vrap në Tiranë, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Policia bën të ditur se rreth orës 12:45, në Qendrën Shëndetësore në Baldushk është dërguar pa shenja jete shtetasi H. M., rreth 60 vjeç, mirëmbajtës i rrugëve në Njësinë Administrative Baldushk.
Sipas policisë, gjatë kohës që ka qenë duke punuar në fshatin Vrap, 60-vjeçari ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka ndërruar jetë. (A2 Televizion)