
Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur rreth orës 14:10 te kryqëzimi i rrugës “5 Maj”, në Tiranë.
Policia bën të ditur se mjeti me drejtues shtetasin E. T., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G.D. dhe si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur shtetasi G.D , dhe dy fëmijët e tij të mitur 10 dhe 5 vjeç, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)