Plagosen me armë dajë e nip, vetëdorëzohet në polici autori

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 09:33 | Kronikë
Plagosen me armë dajë e nip, vetëdorëzohet në polici

Një ngjarje e rëndë është shënuar në orët e vona të mbrëmjes në zonën e Mamurrasit, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur A. M., 53 vjeç dhe K. L, 29 vjeç, dajë dhe nip.

Dy shtetasi janë qëlluar me automatik në afërsi të Urës së Drojës dhe më pas u dërguan në Spitalin e Traumës për t’u mjekuar, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasi A. Sh., 26 vjeç,  autor i  dyshuar i ngjarjes, në pamundësi për t’u larguar është vetëdorëzuar disa kilometra larg zonës ku ndodhën të shtënat, më pas prej efektivëve të policisë është gjetur dhe arma e krimit.

Falë reagimit të menjëhershëm të policisë së Kurbinit u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të konfliktit dhe shoqërimi në komisariat, i personave të përfshirë, konkretisht shtetasi Gj. Sh, djali i tij shtetasin E. Sh. dhe shtetasin P. L. (daja i E. Sh), si dhe u shpall në kërkim shtetasi A. Sh., djali tjetër i shtetasit Gj. Sh.

Ndërkohë grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e shkaqeve të këtij konflikti që shkoi deri në përdorimin e armëve të zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos