Në pranga dy pronarë hotelesh dhe 5 shtetase që ushtronin prostitucionin

Nga A2 CNN
3 Qershor 2020, 09:03 | Kronikë

Pas një hetimi që ka zgjatur 7 muaj, policia ka finalizuar operacionin “Zhuri", ku ka vënë në pranga dy pronarë hotelesh, 5 shtetase që ushtronin prostitucionin, dhe një tjetër person të arrestuar në flagrancë.

Policia ka bërë të ditur se, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se disa shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion nga dy pronarë hotelesh, kanë regjistruar procedimin penal në Prokurori dhe nën drejtimin e saj, pas 7 muajsh hetime siguruan prova për dokumentimin e këtij aktiviteti kriminal.

Policia ekzekutoi masat e sigurisë ndaj shtetasve: B. Gj., 61 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion". Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur” Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë;

F. H., 58 vjeç, banues në Rrogozhinë, me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprat penale "Shfrytëzimi i prostitucionit" dhe "Mbajtja e lokaleve për prostitucion". Ky shtetas është pronar i një hoteli në zonën e quajtur “Bishti i Zhurit”, në Rrogozhinë;

M. M., D. M., G. D., Q. R. dhe V. M., me masë sigurie “Arrest në burg”, për veprën penale “Prostitucion”.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi R. L., banues në Divjakë, pasi është kapur në flagrancë në ambientet e hotelit në pronësi të shtetasit B. Gj., duke kryer marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, me shtetasen Q. R. Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 370.000 lekë të reja, të përfituara nga shfrytëzimi i këtyre shtetaseve për prostitucion, 7 telefona celular dhe një autoveturë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos