
Roland Kryemadhi së bashku me bashkëshorten e tij ndiqen penalisht për keqtrajtim të fëmijëve, pasi per arsye fetare nukj lejojnë prej disa kohesh 3 vajzat e mitura të ndjekin shkollën.
Dosja e tyre është në gjykim, ndërsa Kryemadhi është në arrest shtëpie. Këtë paradite ai u konstatua nga shërbimet e komisariatit nr. 5 se kishte thyer masën e arrestit shtëpiak, ndërsa në momentin që u ndalua nga policia ai u largua me vrap në drejtim të banesës.
Efektivët raportuan se 37-vjeçari është i armatosur, ndërsa në operacion u përfshinë dhe forcat speciale Renea. Pas gati 40 minutash, babai i 4 fëmijëve u vetëdorëzua. Në deklaratën e tij, drejtori i policisë Rebani Jaupi tha se Kryemadhi kërcënoi efektivët me armë, por deri më tani shërbimet e policisë nuk kanë gjetur asnjë armë në banesën e tij, ndonëse u tha për një pistoletë dhe një automatik kallashnikov.
Nga ana tjetër, burime pranë gjykatës thanë se ndaj 37-vjeçarit nuk ishte caktuar seancë në mënyrë që të bëhej shoqërimi detyruar. (A2 Televizion)