Qëlloi me armë ndaj policisë, i gjenden mbi 13 mijë fishekë, granata e kanabis

Nga A2 CNN
25 Dhjetor 2020, 15:29 | Kronikë
Qëlloi me armë ndaj policisë, i gjenden mbi 13 mijë

Policia ka bërë të ditur se ka gjetur municione të shumta dhe kanabis në banesën e shtetasit J.K. në Elbasan, i cili u arrestua një ditë më parë, pasi kishte qëlluar edhe ndaj efektivëve, por fatmirësisht pa të lënduar.

Sipas policisë, në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar 13 500 fishekë model 56, një kuti me 70 fishekë pistolete, 30 granata difesive, rreth 2 kilogram kanabis sativa dhe një sasi me fara kanabisi.

Në momentin e arrestimit, policia gjeti dhe sekuestroi edhe armën e zjarrit me të cilën ky shtetas qëlloi mbi policinë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos