
Policia ka vënë në pranga disa persona gjatë kontrolleve në kryeqytet në 24 orët e fundit, ku 6 prej tyre ishin të kërkuar për vepra penale të ndryshme.
Një nga shtetasit e arrestuar është 37-vjeçari E.Gj. i cili u ndalua nga forcat Shqiponja pasi gjatë kontrollit iu gjet një dokument pune dhe dy leje drejtimi italiane, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.
Ndërkohë, forcat e rendit kanë arrestuar edhe 6 persona të tjera, në kërkim.
Bëhet fjalë për shtetasin E.H., 52 vjeç, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Mashtrimi”; shtetasit E.B. për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë fuksione publike, kryer në bashkëpunim"; F.D., banues në Vorë, i shpallur në kërkim për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës, e kryer në bashkëpunim, si dhe shtetasit A.M., I.B. dhe F.M me akuzën e vjedhjes.
Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. (A2 Televizion)