Presidenti “lë” Celtic-un dhe vesh fanellën e Tiranës

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 15:58 | Futboll
Presidenti “lë” Celtic-un dhe vesh fanellën e Tiranës

Në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”, Tirana kampione tashmë do të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij sezoni përballë Bylisit.

Bardheblutë do të kenë një përkrahje të veçantë në këtë sfidë, atë të Presidenti të Republikës, Ilir Meta, i cili është i njohur si një fans i zjarrtë i skuadrës së Celtic.

Me anë të një statusi në Facebook, Meta shkruan se na ndajnë vetëm pak orë nga festa bardheblu edhe pse më herët policia njoftoi se nuk do të lejojë grumbullimet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos