Teuta arrin marrëveshjen me skuadrën kroate për transferimin e Kallakut

Nga A2 CNN
29 Korrik 2020, 15:36 | Futboll
Teuta arrin marrëveshjen me skuadrën kroate për transferimin e

Pasi ka qenë një nga lojtarët më të mirë, të paktën gjatë dy sezoneve të fundit, në Kategorinë Superiore, Sherif Kallaku do të largohet nga skuadra durrsake.

A2 ka mësuar se futbollisti do ta vazhdojë karrierën e tij në Kroaci, me skuadrën e NK Lokomotiva Zagreb, e cila sezonin e ri do të luajë në Champions League, ndërsa pjesë e saj edhe 5 lojtarë të tjerë shqiptarë.

Mësohet se Teuta do të përfitojë nga ky transferim një shumë prej 150 mijë eurosh, ndërsa do të mbajë në zotërim 10% të kartonit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos