Presidenti Meta paralajmëron manifestimin e fundit: Do t’i japë fund regjimit

Nga A2 CNN
16 Dhjetor 2020, 18:27 | Politikë
Presidenti Meta paralajmëron manifestimin e fundit: Do t’i japë

Presidenti Ilir Meta iu është përgjigjur edhe akuzave se ka nxitur organizimin e protestave pas vrasjes së 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie.

“Nuk merrem me inskenime të tilla. Qytetarët e Shqipërisë e dinë shumë mirë që nuk kanë në krye të Shtetit një President tinëzar dhe as palaço. Kanë një president që kur e thotë një fjalë e çon deri në fund. Ka bërë një manifestim aty në 2 mars, me mimoza, ka qenë model. I kam bërë një thirje popullit që ka qenë aty. Solidarizohem me të gjithë institucionet ndërkombëtare të mediave dhe me Këshillin e Europës që dënojnë dhunën ndaj jush dhe ndaj gazetarëve dhe i bëj në thirrje qeverisë të heqë dorë nga dhuna dhe intimidimi madje sot është kërkuar reflektim urgjent”.

Në një konferencë me presidenten në detyrë të Kosovës Vjosa Osmani, ai ka paralajmëruar se do të mbajë një tjetër manifestim publik të fundit, me qëllim që t’i japë fund regjimit.

“Nëse do të ketë ndonjë manifestim tjetër nga presidenti, do të ketë vetëm një dhe do të jetë manifestim publik, i fundit kundër dhunës për t’i dhënë fund njëherë e mirë regjimit të dhunshëm ndaj të drejtave të qytetarëve shqiptarë. Nuk kam dashur të merrem me këtë çështje veçanërisht këto ditë sepse kam patur vëmendjen te çështja e buxhetit dhe mundësisë për t’i dhënë qeverisë dhe mazhorancës në parlament që të reflektojë buxhetin", tha Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos