Presidenti Meta: Serbia synon të shpopullojë Medvegjën

Nga A2 CNN
21 Dhjetor 2020, 15:47 | Politikë
Presidenti Meta: Serbia synon të shpopullojë Medvegjën

“Serbia synon të shpopullojë Medvegjën në një lojë të pandershme të korrigjimeve të pabarabarta territoriale”.

Kështu u shpreh presidenti Ilir Meta gjatë ceremonisë në të cilën nderoi me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut”, veprimtarinë nga Lugina e Preshevës, Muharrem Salihu.

Si një sipërmarrës që prej vitesh jeton në Itali, Salihu ka investuar në Medvegjë për të ndihmuar me punësimin në zonë, duke luftuar procesin e pasivizimit të adresave. Presidenti Meta theksoi se me veprimtarinë e tij, Muharrem Salihu, prej vitesh, “lufton të ndalë një proces problematik, atë të mpakjes sonë si komb”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos