Presidenti Meta takon Këshillin Ndërfetar për pasojat e tërmetit

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 14:15 | Aktualitet
Presidenti Meta takon Këshillin Ndërfetar për pasojat e

Presidenti i Republikës Ilir Meta priti në një takim Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë me të cilin bisedoi për pasojat e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit, i cili shkaktoi dëme jo vetëm materiale, por edhe shpirtërore.

Presidenti Meta i falënderoi Krerët e Bashkësive fetare për reagimin e tyre të menjëhershëm, duke u gjendur pranë njerëzve në këto momente të vështira.

“Roli juaj për rimëkëmbjen shpirtërore, rikthimin e shpresës, forcimin e solidaritetit e kurajës në kapërcimin e momenteve më të vështira që ka kaluar dhe kalon populli ynë është shumë i vyer”, tha Kreu i Shtetit.

“Situata tragjike dhe kjo krizë e rëndë humanitare për të gjithë shoqërinë tonë duhet të shërbejë si një moment jo vetëm reflektimi por edhe pajtimi për të qëndruar së bashku në ndërtimin e një të ardhme me paqe, shpresë e dashuri, si një fillim i ri që vendi të ringrihet, jo vetëm materialisht, por edhe shpirtërisht dhe psikologjikisht”, - ishte mesazhi i përbashkët i Kryetarëve të Bashkësive fetare.

Kreu i Shtetit kërkoi që të verifikohen dhe të evidentohen të gjitha objektet e kultit të dëmtuara nga tërmeti, në mënyrë që në një kohë sa më të shpejtë të mundësohet rikthimi i tyre në shërbim të qytetarëve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos