Tërmeti i 26 nëntorit, sot, seanca gjyqësore në Durrës

Nga A2 CNN
17 Dhjetor 2019, 08:22 | Aktualitet
Tërmeti i 26 nëntorit, sot, seanca gjyqësore në Durrës

Gjykata e Durrësit zhvillon sot në orën 11:00 seancën për t’u komunikuar masën e sigurisë personave të arrestuar në lidhje me hetimet pas tërmetit të datës 26 nëntor.

Policia e Durrësit arrestoi 3 ditë me parë 9 persona dhe shpalli në kërkim 8 të tjerë si të përfshirë në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit në këtë qark, duke anashkaluar të gjitha standardet.

Në lidhje me këtë nismë Partia Demokratike reagoi duke i cilësuar të arrestuarit si “peshqit e vegjël” në gjithë këtë process, ku mungoi emri i ish kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos