Prokuroria dhe për rrjedhojë edhe Gjykata e Krimeve të Rënda kanë mbyllur bilancet e dosjeve të hetuara dhe gjykuara që prej krijimit. Më 20 dhjetor ky institucion pushon së vepruari dhe në vend të saj pritet të nis punën Prokuroria e Posaçme, SPAK.
Pas marrjes së detyrës si Prokuror i Përgjitshëm, Olsian Çela firmosi udhëzimin e parë, që u kërkon prokurorëve të krimeve të rënda si dhe prokurorëve të juridiksonit të përgjithshëm për të identifikuar, inventarizuar dhe transferuar dosjet sipas kompetencës në Prokurorinë e Posaçme. Çështje që lidhen me korrupsionin e zyrtarëve të lartë dhe veprat penale që janë në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, do të jenë objekt i punës së saj.
Fillimisht, Struktura e Posaçme Anti Korrupsion do të nis punën me 8 anëtarë, por drejtuesi i saj, i cili pritet të zgjidhet ditën e mërkurë, ka të drejtën të kërkojë komandimin e prokurorëve të tjerë, duke çuar numrin në 20 prokurorë. Kjo për shkak të numrit të madh të çështjeve që pritet të kalojnë.
Krimet e rënda ndërkohë vendosën të mbyll bilancin me 24 dosje që pritet t’i kalojnë për kompetencë SPAK-ut, ndërsa 37 çështje të tjera do të transferohen në prokuroritë e rretheve. 3 kandidatët për kreun e SPAK do të merren në pyetje më 18 dhjetor, kur këshilli do të votojë për kryetarin më një mandat 3-vjeçar. Tre kandidatët janë Altin Dumani, Arben Kraja dhe Edvin Kondili. (A2 Televizion)


