Projektligji i ri në Kosovë: Sekuestrim i pasurive të pajustifikuara. Reagon BE

Nga A2 CNN
19 Prill 2021, 07:38 | Kosova
Projektligji i ri në Kosovë: Sekuestrim i pasurive të

Projektligji për konfiskimin e pasurive të pajustifikuara në Kosovë ka marrë udhë me kryeministrin Albin Kurti që e ka vënë në plan të parë luftën ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Në deklaratën e fundit, ai njoftoi se konfiskimi civil do iu marrë pasuritë çdokujt që nuk i justifikon ato, por BE është e shqetësuar në lidhje me këtë deklaratë dhe nëpërmjet zëdhënësit, Peter Stano i bëri thirrje qeverisë në Kosovë që të bëjë kujdes me këtë projektligj dhe të respektojë konfiskimin penal.

“Respektoni standardet ndërkombëtare dhe Kushtetutën tuaj në lidhje me këtë pikë”, tha ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos