RENEA është duke ushtruar kontrolle të befasishme në Vlorë dhe disa qarqe të tjera, për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike, si dhe për kapjen e disa personave që janë të dyshuar si autore të disa ngjarjeve kriminale të ndodhura më parë në vend. Gazetarja e A2 Jerola Ziaj raporton se janë shoqëruar dhjetëra persona, kryesisht persona me precedent kriminalë, një person me armë zjarri në Vlorë, si dhe janë prerë dy urdhër arreste.
Mësohet se është arrestuar edhe Edison Begaj, i cili i shpëtoi atentatit të 29 majit në Kaninë. persona civilë kanë mbajtur në survejim disa persona, të dyshuar si të përfshirë në aktivitet kriminal dhe kanë ndërhyrë blitz.
Aksione dhe kontrolle të RENEA-s janë përqendruar edhe në Durrës. Sipas të dhënave forcat RENEA kanë ushtruar kontrolle te lokali i Plarent Dervishit. Gazetarja e A2 Elitjona Doko raporton janë shoqëruar 2 punonjës të lokalit.
Po kështu RENEA ka kryer operacione edhe në Elbasan, një nga qarqet problematike sa u takon ngjarjeve kriminale. (A2 Televizion)
Foto nga kontrollet e RENEA-s në Elbasan Foto nga kontrollet e RENEA-s në Elbasan