
Pas propozimit nga kryeministrit Rama të Blendi Çuçit për ministër të Brendshëm, ka ardhur edhe reagimi i kreut demokrat, Lulzim Basha. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i selisë blu shprehet se Rama bën miqtë ministra, ndërsa shqiptarët vuajnë dhe dhunohen.
“Familjet shqiptare vuajnë krizën e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, Rama e ka mendjen ti bëjë ministra miqtë dhe të afërmit e tij. Policia përdor dhunë ndaj të rinjve, Rama paguan charter dhe bileta klasi të parë për shopping në dyqanet luksoze në Nju Jork. Shqipëria ka nevojë për një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten e saj. Durimit i ka ardhur fundi! Është koha për ndryshim”- shprehet Basha.
Ministri Çuçi u propozua sot si ministër i Brendshëm për të zëvendësuar në këtë detyrë Sandër Lleshajn, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë, pas protestave që pasuan vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha. (A2 Televizion)