Protesta e maturantëve, Kushi: Nëse është tejkaluar niveli i vështirësisë, do rishikojmë vlerësimin

Nga A2 CNN
12 Qershor 2021, 12:54 | Aktualitet
Protesta e maturantëve, Kushi: Nëse është tejkaluar niveli i

Pas protestave të maturantëve që kanë përfshirë tashmë disa qytete të vendit, ka reaguar Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Kushi tha se janë duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës.

Kushi shtoi se në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, do të rishikohet rishikohet shpërndarja e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

"Të dashur maturantë,

Siç ju kemi premtuar, ne do të jemi gjithmonë në mbështetjen tuaj. Në këto momente, jemi duke vlerësuar edhe një herë me grupet e ekspertëve nivelin e vështirësisë së çdo pyetjeje në testin e matematikës. Dhe në rast se na rezulton që ai e tejkalon nivelin e parashikuar, të cilin e kushtëzon mënyra e zhvillimit të mësimit gjatë këtij viti shkollor, pa dyshim që ne do ta rishikojmë shpërndarjen e pikëve në test dhe mënyrën e vlerësimit.

Ju uroj shumë suksese për provimin e radhës!", shkruan Kushi. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/12/maturantet-e-durresit-dhe-tiranes-dalin-ne-proteste-bllokojne-rrugen/
https://a2news.com/2021/06/12/maturantet-dalin-ne-proteste-edhe-ne-korce/

A2 CNN Livestream

Latest Videos